Reali i Madridit ka triumfuar pa shumë probleme në shtëpi kundër Osasuna. Të besuarit e Zinedine Zidane fituan pastën 2-0, falë golave të Vinicius Junior dhe Rodrygo. Dy sulmuesit e talentuar brazilianë ishin protagonistët e këtij takimi.
Vinicius e nisi sfidën titullar dhe arriti të gjejë golin në minutën e 36-të. Talenti brazilian realizon një supergol, duke i dhënë avantazhin “Los Blancos”. Me këtë gol, u mbyll pjesa e parë.
Në të dytën, Zidane lëviz nga stoli dhe aktivizon Rodrygon, pikërisht në vend të Vinicius. E vetëm dy minuta më vonë (73’), Rodrygo arriti të gjejë rrjetën, duke i siguruar fitoren Realit. “Galaktikët” marrin kryesimin e La Ligas, me plot 14 pikë pas 6 ndeshjeve të para./abcnews.al