Lionel Messi ka qenë shumë i pafat këtë fillim sezoni. Ylli i Barcelonës luajti titullar në sfidën e djeshme përballë Villareal, por u zëvendësua në pushimin mes pjesëve, për shkak dëmtimi. Sot, klubi i Barcelonës njoftoi se dëmtimi për yllin argjentinas nuk është shumë i rëndë, por janë ende në pritje të një afati të përcaktuar mungese.
Njoftimi i FC Barcelona:
Lojtari i ekipit të parë, Leo Messi, ka pësuar një tërheqje të muskulit në kofshn e majtë. Dëmtimi nuk është shumë serioz dhe gjatë orëve të ardhshme, do të mësohet dhe afati i mungesës së tij jashtë fushave të blerta.
Sulmuesi argjentinas, i cili mori çmimin FIFA ‘The Best’ të hënën, luajti 45 minutat e para të duelit të së martës kundër Villarreal (2-1). Pavarësisht se luajti vetëm gjysmën e parë, Messi arriti të tregojë cilësinë e tij të jashtëzakonshme, duke asistuar golin e Antoine Griezmann.