Bayern Munich gati të kalojë 100 milionë euro për Harry Kane

schedule17:31 - 1 Gusht, 2023

schedule 17:31 - 1 Gusht, 2023

Pozicionet mes Bayern Munich dhe Tottenhamit mbeten ende të largëta për Harry Kane.

Gjermanët ofruan 90 milionë euro dhe 10 milionë euro bonuse të refuzuara nga anglezët të cilët do të pretendonin rreth 117 milionë euro.

Një shumë e madhe për klubin bavarez, transferimi më i madh i të cilit mbetet 80 milionë euro të shpenzuara në vitin 2019 për Lucas Hernandez.

Gjithsesi, sulmuesi anglez mbetet prioritet për Bayern Munich, i cili synon ta rrisë edhe më tej ofertën e tij. Sipas Sport 1, Bayern do të ishte gati të kalonte shifrën simbolike prej 100 milionë eurosh.

Optimist, drejtuesit bavarez synojnë t’i rikthehen sulmit së shpejti pasi diskutimet vazhdojnë. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!