Derbi i parë i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit këtë sezon do të luhet ditën e dielë. Fillimisht, kjo ndeshje ishte planifikuar për në orën 16:00, por FSHF ka njoftuar pak çaste më parë se sfida do të startojë në orën 19:00. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të FSHF në Facebook, shkruhej:
Tirana – Partizani, ditën e dielë, ora 19:00
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë opinionin publik se ndeshja Tirana-Partizani, e vlefshme për javën e 6 të Kategorisë Superiore, do të zhvillohet ditën e dielë, ora 19:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ky vendim është marrë pas garancisë që ka dhënë OSHE në lidhje me furnizimin me energji elektrike dhe pa probleme gjatë orarit të zhvillimit të Derbit të Tiranës.