Pas largimit të Romelu Lukaku dhe Edin Dzeko në fundin e sezonit që sapo lamë pas, “zikaltërit” e Inter filluan të bënin planet për afrime të reja në sulm dhe pas sigurimit të shëbrimeve të Marcus Thuram, tashmë “gjarpërinjtë” e Milanos kërkojnë një tjetër “bomber”.
Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Sassuolo, tashmë i West Ham, Gianluca Scamacca, për të cilin “zikaltërit” ofruan fillimisht 22 milionë euro, mirëpo, kjo ofertë nuk bindi “çekiçët” londinezë, të cilët kërkojnë 30 milionë euro për kartonin e 24-vjeçarit.
Për këtë aryse, bordi i Inter ka vendosur të bëjë një ofertë tjetër për lojtarin, kësaj here me modulin 25 milionë euro bazë plus 5 milionë të tjera në formën e bonuseve, ofertë kjo që pritet të kënaqë anglezët dhe ndoshta shumë shpejt mund të vijë në mënyrë zyrtare dhe rikthimi i italianit në Serie A. /i.m /abcnews.al