Një 44-vjeçar në Gjirokastër ka rënë në prangat e policisë, pasi ushtroi dhunë ndaj nënës së tij dhe e kanosi me armë gjahu.
Ndërkohë, përveç armës së gjahut në cilësinë e provës materiale së bashku me një sasi municioni luftarak për këtë lloj arme, policia i ka sekuestruar edhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë thikë.
Njoftimi i Policisë:
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.
Kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj nënës së tij dhe e kanosi atë me armë gjahu.
Sekuestrohen arma e gjahut çifte, municion luftarak, një armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, që i posedonte 44-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga një shtetase 71 vjeçe, se djali i saj e kishte dhunuar dhe e kishte kanosur me armë gjahu, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin 44 vjeç, banues në fshatin Zhulat, Gjirokastër.
Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij dhe e ka kanosur atë me një armë gjahu çifte që e posedonte me leje.
Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një sasi municioni luftarak për këtë lloj arme, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë thikë, që i posedonte 44-vjeçari.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al