Njerëz në vend të arinjve? Kina sqaron të vërtetën që po ndodh në kopshtin zoologjik

schedule18:19 - 31 Korrik, 2023

schedule 18:19 - 31 Korrik, 2023

Një kopsht zoologjik në Kinën lindore ka hedhur poshtë dyshimet se disa nga arinjtë e tij mund të jenë njerëz të veshur me kostume, pasi një video e njërit prej tyre duke qëndruar në këmbët e pasme u shfaq në internet.

“Arinjtë malajzianë janë më të vegjël se arinjtë e tjerë dhe endemikë të pyjeve tropikale të Azisë Juglindore, të cilët jetojnë në kopshtin Hangzhou, mund të duken ndryshe, por ata janë padyshim real,” thanë zyrtarët e kopshtit zoologjik në mediat sociale.

Videoja e ariut duke qëndruar në këmbët e pasme është shpërndarë në rrjetet sociale. Shumë vunë re se këmbët e holla dhe lëkura e bënin atë të dukej si një njeri që imiton një ari.

Një zyrtar i kopshtit zoologjik theksoi, se kafsha ishte e vërtetë dhe se një mashtrim i tillë nuk mund të bëhej në një objekt qeveritar. Përveç kësaj është shumë vapë që një burrë të qëndroj me kostum ariu, nëse do ta bënte këtë, vetëm disa minuta do të duronte dhe do të humbiste ndjenjat.

Një zyrtar i kopshtit zoologjik, siç raportohet nga Guardian, tha se vizitat e shtypit do të organizohen të hënën për të parë arinjtë.

Arinjtë malajzianë kanë madhësinë e qenve të mëdhenj. Kur qëndrojnë në dy këmbë, ata janë 1.3 metra të gjatë.

Kopshtet zoologjike të tjera kineze janë akuzuar se kanë qen të lyer që të duken si ujqër ose gomarë që të duken si zebra.

/abcnews.al