Zlatan Ibrahimovic feston 38-vjetorin me datë 3 tetor, por mosha e madhe nuk e pengon aspak të shënojë e fitojë sërish. “Gjiganti” suedez ka një kontratë me amerikanët e Los Angelos Galaxy deri në 31 dhjetor të këtij viti.
Zërat e merkatos e lidhin Ibrën me një transferim të “çmendur” te Boca Juniors në Argjentinë, aty ku do të luante në një ekip me Daniele De Rossin. Rreth këtyre fjalëve ka reaguar edhe Mino Raiola, agjenti i sulmuesit të famshëm.
“Nuk ja kam afruar kurrë Ibrën Boca Juniorsit dhe asnjë ekipi tjetër. Janë thjeshtë zëra falsë”, shkruan shkurt Raiola në rrjetet sociale. /abcnews.al