Mbrojtësi i Partizanit, Lorenc Trashi, ka folur para sfidës derbi të fundjavës, mes “Demave të Kuq” dhe Tiranës. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, sidomos për Tiranën, që nuk ka fituar prej shumë vitesh, por Trashi beson se Partizani do të vazhdojë traditën dhe do të triumfojë sërish. Në fjalën e tij për TV Klan, mbrojtësi i “Demave” tha:
DERBI – “Do të jetë një derbi ndryshe, duke parë edhe atmosferën që Tirana dhe besimin që tifozët kanë krijuar tek ekipi. Megjithatë, tradita vazhdon dhe Partizani nuk ka asnjë humbje në këto pesë vitet e fundit. Një futbollist nuk do motivim për këtë ndeshje, pasi motivohet nga vetë atmosfera dhe jam i bindur se shokët do të japin maksimumin e tyre”.
SEZONI AKTUAL – “Janë luajtur vetëm pesë ndeshjet e para. Normalisht që frikë duhet të kemi, megjithatë ai emocioni ekziston te të gjithë lojtarët, si te ne ashtu edhe te Tirana. Edhe sikur një lojtar të mos ketë asnjë minutë në këmbë këtë sezon, po luajti 90 minuta në derbi, jep mbi maksimum, pasi dihet rëndësia e këtij takimi”.
LERDA – “Kemi një trajner italian dhe normalisht ka atë filozofinë mbrojtëse. Gjithsesi, ne do të sulmojmë përpara dhe të nuk do të presim asnjë ekip. Besojmë që do të jetë një ndeshje e bukur dhe do të zgjidhet nga sulmuesit”, u shpreh Trashi ./abcnews.al