Ditën e djeshme, francezët e Lyon refuzuan një ofertë prej 30 milionë eurosh, nga kampionët e Ligue 1, PSG për “fantazistin” e sulmit Bradley Barcola dhe duket se tashmë skuadra e Lyon i ka vënë “çmimin” talentit 20-vjeçar.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat franceze, Lyon nuk pranon më pak se 50 milionë euro për kartonin e “yllit” të tyre në rritje, teksa mësohet se kërkojnë ta mbajnë edhe për një vit tjetër në skuadrën e tyre.
Ndërkaq, përveç Paris Saint-Germain, për kartonin e 20-vjeçarit interesohen gjithashtu dhe “kuqezinjtë” e Milan, por me një çmim të tillë kalimi te “djajtë” e Italisë, duket disi i pamundur në këto momente. /i.m /abcnews.al