Policia ka bërë publike pamjet e operacionit të shkallës së lartë të vështirësisë për lokalizimin e Gjergj Mullallit, i cili mbrëmjen e djeshme vrau bashkëshorten e tij, Luiza Mullalli.
55-vjeçari pasi ka parë policinë, ka qëlluar dy herë në drejtim të policisë, duke rrezikuar seriozisht jetën punonjësve të policisë.
Autori në pamundësi për t’u larguar, pasi zona ishte e rrethuar nga punonjësit e Policisë i është bërë thirrje për t’u dorëzuar, por 55-vjeçari me armën e tij kallashnikov me të cilën vrau edhe bashkëshorten e tij ka vrarë veten me një plumb në mjekërr.
Njoftimi i policisë:
Zëmblak/Maliq
Pamje me dron gjatë operacionit të shkallës së lartë të vështirësisë për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së bashkëshortes së tij shtetases L. M, 46 vjeçe, ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zëmblak, Maliq.
Shtetasi Gj. M., 55 vjeç, pasi ka parë policinë, duke ju rrezikuar seriozisht jetën punonjësve të Policisë.
55-vjeçari në pamundësi për t’u larguar, pasi zona ishte e rrethuar nga punonjësit e Policisë dhe i është bërë thirrje e herëpashershme për t’u dorëzuar, ka hapur zjarr drejt punonjësve të policisë dhe në pamundësi për t’u larguar autori Gj. M., ka vrarë veten./abcnews.al