Max Verstappen triumfoi në provat zyrtare në Belgjikë, por nuk do të niset i pari të dielën, kjo pasi piloti holandez është penalizuar me pesë pozicione (shkak është bërë se Red Bull ka ndryshuar për herë të pestë në këtë sezon kutinë e marsheve).
Sa i përket kualifikueseve, piloti monegask i Ferrari-t, Leclerc u rendit i dyti pas holandezit me një diferencë prej 0.820 sekondash, por të dielën do të niset nga “pole position”.
Pas Leclerc u pozicionua Sergio Perez, i cili ishte vetëm 0.057 sekonda më i ngadaltë se piloti i Ferrari-t, ndërsa në vendin e katërt u rendit Lewis Hamilton i Mercedes. Ndërkohë që Carlos Sainz u rendit në vendin e pestë, Oscar Piastri i gjashti dhe Lando Norris i shtati.
Pra, të dielën gara do të nisë me Leclerc, Perez, Hamilton, Sainz, Piastri dhe Verstappen.
Sa i përket klasifikimit, Verstappen kryeson me 281 pikë, ndërsa në vendin e dytë renditet Perez me 171 pikë dhe në podium momentalisht ndodhet Alonso me 139 pikë./ h.ll/abcnews.al
Max Verstappen is fastest on track in Belgium! ?
Due to a 5-place grid penalty, Charles Leclerc will start the Grand Prix from pole position #BelgianGP #F1 @Max33Verstappen @redbullracing pic.twitter.com/iV7tqdiqiD
— Formula 1 (@F1) July 28, 2023