Franck Kessie është i destinuar të largohet nga Barcelona dhe tani është sërish me valixhet gati pas vetëm 1 sezoni në Spanjë. Klubi spanjoll e ka nxjerrë në merkato dhe shpreson për një ofertë të duhur për ta lënë të lirë të largohet.
Juventus ka shfaqur për një kohë të gjatë shumë interes për ish-mesfushorin e Milanit, por tashmë edhe Tottenham është vënë pas tij.
Allegri e di që Kessi së bashku me Rabiot në qendër të mesfushës do të jepnin shumë fizik dhe kualitet skuadrës, ndaj kërkesa e teknikut italian ka qenë pikërisht Kessie.
Megjithatë, mediat italiane dhe spanjolle janë në të njëjtin mendim. Lojtari i Barcelonës preferon të transferohet në Angli për një eksperiencë të re, duke mos dashur rikthimin në Itali. Kjo dëshirë e Kessie bën që Juventus të vihet përsëri në lëvizje dhe të kërkojëa për një mesfushor tjetër të kalibrit të lartë./h.ll/abcnews.al