Udhëheqësi republikan i Senatit Mitch McConnell është nën presionin e zyrtarëve të partisë për të dhënë dorëheqjen pasi senatori “humbi vetëdijen” për disa sekonda ndërsa fliste për shtypin.
Politikani 81-vjeçar nga Kentaki ka shërbyer si udhëheqës i grupit të senatorit që nga viti 2007. Mandati i tij si senator skadon në vitin 2026. Një senator i tha NBC në kushte anonimiteti se McConnell është intelektualisht i kthjellët , por shtoi se disa mendojnë se ai nuk po dëgjon mirë.
Të mërkurën, ndërsa fliste me gazetarët, McConnell ndaloi plotësisht për 23 sekonda përpara se të largohej nga kolegët. Kur u kthye tha se ishte mirë.
Në mars ai u shtrua në spital me një tronditje dhe një brinjë të thyer pasi u rrëzua. McConnell, vë në dukje Guardian, ka pasur poliomielit në fëmijëri dhe kjo i ka shkaktuar atij probleme me ecjen.
Shumë nga politikanët kryesorë të Amerikës janë më të vjetër se të tjerët në demokracitë perëndimore. Presidenti Biden është 80 vjeç, McConnell është 81 vjeç, kongresmenja demokrate e Kalifornisë, Dianne Feinstein është 90 vjeçe.