Forcohen monedhat e huaja/ Rritet euro, dollari dhe paundi britanik

schedule14:08 - 28 Korrik, 2023

schedule 14:08 - 28 Korrik, 2023

Valutat e huaja po rifitojnë pikë me shpejtësi në raport me lekun. Pasi preku javën e kaluar nivelin më të ulët në 100 lekë, euro është ngjitur të premten në kuotën e 105.8 lekëve.

Brenda një javë është monedha europiane që ka rifituar rreth 5 pikë në raport me lekun.

Edhe dollari amerikan po fiton terren duke e mbyllur javën me rritje të ndjeshme.

Sipas Bankës së Shqipërisë dollari këmbehet sot për 96.5 lekë, duke rifituar 2.3 pikë ndaj lekut brenda një dite.

Por, me gjithë rikuperimin e ditëve të fundit, sërish valuta qëndron në nivelet më të ulëta që prej fillimit të vitit, kur këmbehej për 111.7 lekë./abcnews.al