Ekzekutohet pas 20 vitesh, gruaja e parë në Singapor

schedule09:00 - 28 Korrik, 2023

schedule 09:00 - 28 Korrik, 2023

Singapori pas 20 vitesh ka ekzekutuar me varje një grua 45-vjeçare të akuzuar për trafik droge.

“Dënimi me vdekje i vendosur ndaj Sarideëi Binte Djamanit është kryer më 28 korrik 2023”, thuhet në një deklaratë të Byrosë Qendrore të Narkotikëve.

Ajo u shpall fajtore për trafikimin e 30,72 gramëve heroinë, më shumë se dyfishi i vëllimit të dënueshëm me vdekje në Singapor.

Mediat e huaja shkruajnë se 45 vjeçarja Djamani, që ishte dënuar në vitin 2018, “gëzoi një proces të rregullt ligjor dhe u përfaqësua nga një avokat gjatë gjithë procesit”, thuhet në një deklaratë të institucionit.

Ndërkohë në vitin 2022 ajo kishte kërkuar apelimin e vdnimit në Apel por që kërkesa e saj për falje presidenciale ishte refuzuar. /abcnews.al