Grabitja e miliona eurove në Rinas, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për 7 anëtarët e grupit

schedule12:01 - 26 Korrik, 2023

schedule 12:01 - 26 Korrik, 2023

Gjykata e Apelit ka dënuar me 122 vite burg në total 7 të pandehurit që akuzohen për grabitjen e parave në aeroportin e rinasit në prill të 2019-tës. Vendimi u dha të mërkurën, ndërsa dënimin më të masdh me 20 vite heqje liriea u dha për Klement Çalën i cilësuar si një nga organizatorët e grabitjes së bujshme.

Vëllai i tij Eldi Çala dhe 5 anëtarët e tjerë të grupit u dënuan me nga 17 vite burg secili. Bëhet fjalë për, Elton Piklin, Oltjon Veselin, Alkond Bengasin, Renaldo Sulën dhe Saimir Çelën që do të vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Pjesë e të njëjtës dosje ishte edhe Talo Çela, por për shkak se është në arrati, procesi është veçuar dhe po gjykohet në mungesë. Ndërsa prokuroria cilësonte si kreun e grupit, Admir Muratajn, personin që mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë ditën që ndodhi edhe grabitja.

Për shkak se Murataj humbi jetën prokuroria pushoi hetimet. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 9 prillit të 2019-tës , pasi persona të armatosur grabitën 4.6 milionë euro në momentin që po ngarkoheshin në barkun e avionit në Aeroportin e Rinasit.

Autorët hynë në pistën e Rinasit me anë të një furgoni me mbishkrimin “Hetimi tatimor” dhe më pas nën kërcënimin e armëve grabitën shumën e parave. Në dalje u ndoqën nga policia dhe nga shkëmbi i zjarrit mbeti i vrarë Murataj, por personat e tjerë u larguan bashkë me shumën e parave që nuk është gjetur ende nga autoritet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!