Dikur konsiderohej si një ndër talentët më premtues në botën e futbollit, por sjellja e tij e pandreqshme dhe egoja e tij e “pathyeshme” e kthyen atë në një ndër lojtarët më “problematikë” në këtë sport.
Bëhet fjalë për ish-“bomberin” e Inter, Liverpool, Manchester City e Kombëtares italiane, Mario Balotelli, me 32-vjeçarin, që aktualisht aktivizohet te skuadra zviceriane e Sion, të cilës i është bashkuar gushtin e kaluar, por edhe nga aty duket se do të largohet këtë verë.
Pas “aventurave” të shkurtra në skuadrat e Nice, Marseille, Brescia, Monza, Adana Demirspor e Sion, tashmë për ish-“bomberin” italian duket se ka “dritë në fund të tunelit”, pasi sipas raportimeve të mediave, për të interesohen ekipe nga Arabia Saudite dhe së shpejti pritet një ofertë goxha fitimprurëse. /i.m /abcnews.al