Dhënia e rrugëve me PPP, Meçe: Mungesë transparence, lë vend për korrupsion

schedule22:15 - 24 Shtator, 2019

schedule 22:15 - 24 Shtator, 2019

Implikim politik dhe mungesë transparence që lë vend për korrupsion, është për inxhinierin Arben Meçe dhënia e rrugëve me PPP (Partneritet Publik Privat).

“Një nga debatet më serioze e më pikëpyetje të mëdha në Shqipëri. Ka implikim politik dhe mungesë transparence. Të thuash je kundër PPP bën gabim të madh. Të thuash kundër bën gabim se janë instrument i rëndësishëm, por nëse humbasin transparencën amplifikohen si korrupsion. Një gjë e them me siguri se nuk janë transparente”.

I Ftuar në studion e Provokacijas, inxhinieri ka shpjeguar skemën dhe mekaznizmin e tenderimit, që sipas tij ngre pikëpyetje të mëdha.

“Kam kërkuar në media për të gjetur një informacion të vetëm mbi PPP e rrugëve, dhe kam gjetur vetëm një informacion që ishte copy paste e të gjitha mediave. Të gjitha mediat që kam parë japin 4 shifra pa analizuar se çfarë japin ato shifra.

Ai futet me bonuse nga qeveria, jo pa tender. Po shihni me kujdes 35 pikë propozimi teknik për ndërtimin, 20 pikë ndikimi mjedisor, 10 ndikimi social dhe 10 pikë afati i përfundimti dhe 25 pikë ofertë financiare.

Kjo skemë tenderi është pikënisja e diçkaje që nuk shkon. Shqetësimi jonë është vlera 25 pikë, kur ka faktorë të tjerë si efekti social, mjedisi, dhe afati.

Mekanizmi ka pikëpyetje të jashtëzakonshme. Të gjitha kompanitë operojnë me të tjerat dhe 35 pikë nuk qëndron ajo që është shqetësimi ynë është 25 pikë.

Skema si ndërtohet tenderit paragjykon që kemi korrupsion se janë 60 pikë subjektive dhe jo objektive. ata brenda ligjit janë në rregull se kështu është ligji”.

Ajo që propozon inxhinieri Meçe është ndryshimi urgjent i mekanizmit, pasi të gjithë e dinë vlerën dhe fituesin. Sipas itj ëkto tendera më shumë se korrupsioni, kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare.

“Duhet urgjent të ndryshohet mekanzimi i tenderimit. Gjithë problemi është mekanizmi. Seleksionohen 5 kompani dhe çdo gjë ndërtohet si ta bësh ligjin. Këtu të gjithë e dinë vlerën dhe fituesin.

Këto tendera nuk kanë të bëjnë me korrupsionin, por me sigurinë kombëtare. Ne monitorehemi nga FMN, BB, çka tregon se kur borxhi tejkalohet nuk merr dot më. Buxheti jonë është aq i ngarkuar me shpenzime korente, që nuk janë investime, por thjesht konsum dhe pjesa e investimit është aq e vogël sa shteti shqiptar e ka të pamundur të bëjë investime.

Ka dy rrugë, rruga e tanishme është ppp, si instrument e merr borxhin, por qeveria do ta paguajë dhe me përmasë më të lartë se kur ta merrte vete qeveria”.

Në këndvështrimin e tij inxhiniere Meçe thotë se investimet strategjike që duhet të ketë Shqipëria janë korridori 8, korridori veri-jug,ndërsa rruga e kombit për të është një kosto e rëndë.

“Rruga ose bëhet në gjithë vijën lineare dhe është më e pranueshme ta bëje me dy vija kalimi, jo me 6. qëndrimi im për atë rrugë është se ka qenë një kosto e rëndë që edhe sot po e paguan qeveria.

Investimi strategjik që duhet të kishte Shqipëria duhet të ishte korridori 8. Resursi i Shqipërisë është gjeopolitika, pjesa tjetër nuk e di  si rron Shqiperia në këto kushte. Në studimin që kam bërë është korridori 8 dhe veri jug është shtylla kurrizore e një trupi, çka do të thotë që dhe Thumana e Balldreni janë pjesë e këtij korridori, janë rrugë që duhet të bëheshin të parat. Është rruga e vdekjes se është bërë me parametrat më të këqija se nuk e meritonin gjithë ato aksidente”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!