Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha në PD, Bardhi pengesa e fundit/ Sekretari i Përgjithshëm mbledh të enjten Këshillin Kombëtar

schedule15:07 - 25 Korrik, 2023

schedule 15:07 - 25 Korrik, 2023

Gazment Bardhi ka vendosur të mos leshojë pe lehtësisht.

Ai po luan të gjithë gurët, për t’ia veshiresuar rrugën e rikthimit Lulzim Bashës, që duket i palëkundur në pozicionin e tij, pavarësisht se mbështetja për të është e tukurrur edhe në radhët e demokratëve të thjeshtë.

Bardhi ka vendosur të thërrasë Këshillin Kombëtar, ditën e enjte, vetëm dy ditë para se Basha të rikthehet në krye të PD.



Në njoftimin shpërndarë anëtarëve të këtij organi saktësohet, se ata do të diskutojnë për:

“Shqyrtimi i dorëheqjes së nënkryetarit të partisë nga drejtimi i partisë dhe diskutime, vendimarrje për zbatimin e nenit 46, pika 4, të statutit të PD”

Ky nen që përmend Bardhi ka të bëjë me postin e kryetarit, që është bosh, pasi Alibeaj që ishte autorizuar prej Bashës, vendosi të dorëhiqet, më 17 maj, pa autorizuar askënd tjetër.

 “Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri”

I vetmi nënkryetar aktualisht është Alibeaj, Tabaku e ka lënë këtë post.  Mbetet e paqartë se cili do të jetë ai që do të votohet të enjten, për të drejtuar përkohësisht PD. Do të jetë Gazment Bardhi, apo dikusht tjetër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!