Barcelona, kur kanë kaluar 15 minuta që sfida me Villareali-n ka nisur, ia ka dalë të shënojë dy gola dhe të çojë në festë tifozët e saj. Fillimisht ishte sulmuesi Griezmann, i cili ia doli të realizonte me kokë pas gjashtë minutash lojë.
Nuk vonoi shumë dhe katalanasit ia dolën të dyfishojnë shifrat. Ishte mesfushori brazilian Artur ai i cili nuk fali portierin mik. Me një goditje nga distanca ai e çoi topin në kënd dhe iu gëzua golit. /abcnews.al