Ish-këshilltari i Rugovës: Kurti ka akuzuar qeveritë e mëparshme për marrëveshjet, vetë ka bërë më të keqen me Vuçiçin

schedule16:17 - 24 Korrik, 2023

schedule 16:17 - 24 Korrik, 2023

Muhamet Hamiti, ish-këshilltar i Presidentit Rugova, ka deklaruar se Albin Kurti së bashku me Partinë Vetvendosja, ka akuzuar qeveritë e mëpërparshme që kishin bërë dialog në mënyrë të gabuar dhe marrëveshje të këqija, ndërkohë, vetë ka bërë marrëveshjen më të keqe me Vuçiçin në Bruksel dhe Ohër.

Në një lidhje nga Kosova me emisionin ‘Ballkan Update’, ai theksoi se Kurti ka kundërshtuar marrëveshjet në 2013 dhe 2015, ndërsa tani pasi ka bërë vetë potencialisht dhe më të keqe.

“Prej vitesh, VV në opozitë ka akuzuar qeveritë e mëhershme, duke përfshirë këtu edhe Isa Mustafën, që kishin bërë dialog në mënyrë të gabueshme, kishin bërë marrëveshje të këqija. Në të vërtetë, ajo që po shohim është që marrëveshja më e keqe e këtij procesi të gjatë të dialogut është marrëveshja që ka bërë Kurti me Vuçiçin sivjet në Bruksel dhe Ohër. Ai me këtë marrëveshje potencialisht ka shkuar përtej zotimeve që ka bërë Kosova në procesin e dialogut, sidomos për punën e asocacionit.

Me vite Kurti kishte thënë që ajo marrëveshje kishte rënë, që Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar por në të vërtetë Gjykata Kushtetuese kishte kontestuar disa dispozita dhe kishte thënë që asocacioni duhej dhe ne Lidhja Demokratike e Kosovës e ka thënë gjithmonë që ai mund të behet për aq sa ai nuk krijon nivel të pushtetit të tretë, është në përputhje me Gjykatën Kushtetuese.

Këtë e ka thënë Gjykata Kushtetuese, këtë e kanë thënë amerikanët, këtë e kanë dhe miqtë tanë të tjerë në BE. Kurti ka kundërshtuar këto marrëveshje në 2013 dhe 2015, ndërsa tani pasi ka bërë vetë potencialisht dhe më të keqe dhe po i referohet procesit të dialogut dhe mosmarrëveshjeve të tij në kohën e Isa Mustafës”, tha Hamiti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!