Ashtu siç edhe sondazhet kishin treguar Partia Popullore e Konservatorve, e udhëhequr nga Alberto Nunez Feijoo doli force e pare në zgjedhjet e të dielës në Spanjë.
Megjithatë pavarësisht se mori 136 mandata në Parlament ose e thënë ndryshe 33.05 të votave , forca politike e ekstremit të djathtë nuk ka arritur të marrë shumicën e nevojshme për të qeverisur vendin në parlamentin me 350 vende.
Të dytët u renditën Partia Socialiste e kryeministrit aktual të vendit Pedro Sanchez e cila siguroi 31.70% të votave ose e thënë ndryshe 122 ulëse në parlamentin spanjoll.
Partia Popullore e Konservatorëve e cila shpresonte të merrte shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë e vetem nuk ia doli me synimin e saj. Edhe koalicioni I parashikuar me partinë e ekstremit të djathtë VOX e cila doli forcë e tretë në këto zgjedhje me 33 mandata nuk e ndihmon Alberto Nunez Feijohn që të sigurojë shumicën e nevojshme prej 176 vendesh në parlament për formimin e qeverisë. Kjo pasi të dyja forcat politike së bashku sigurojnë 169 vende në parlament, ndërsa iu mungojnë 7 mandate për formimin e qeverise.
Partia Popullore Konservatore dhe Partia e Socialistëve do të vijojnë negociatat për formimin e një qeverie, megjithatë sipas analistëve politik në Spanjë thonë se vendi mund të përfundojë në mbajtje të zgjedhjeve të tjera.
Në zgjedhjet e të dielës në Spanjë pati një pjesmarrje prej 70,4%./abcnews.al