RROGOZHINË– Fituesi i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, ka folur për mediat pas përfundimit të numërimit të votave.
Ai tha se ndihet i lumtur për rezultatin, ndërsa u shpreh falënderues për të gjithë ata që i dhanë mbështetjen përmes votës.
“Kam një falënderim për popullin e Rrogozhinës të majtë e të djathtë që më besuan, Ju jam mirënjohës atyre për të gjithë mbështetjen, të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe familjarët e mi. Surpriza nuk kishte ne morëm mesazhin e 14 majit, për defektet që kishim dhe tani mësuam nga gabimet dhe në këto 2 muaj punuam fort. Kishim mundësi të rikuperonim dhe të kërkonim ndjesë. Rezultati tregoi që ja dolëm. Kjo tregon që programi ynë ka qe ë më i mirë se programi i atij tjetrit. Gjatë kësaj kohe ka qenë një fushatë shtëpi më shtëpi, ka qenë kjo gjë që ne na kanë ndikuar. Kanë qenë dy muaj punë intensive duke kërkuar dorën e bashkëpunimit për ta kthyer në punë. Zotimi im më i madh kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar”, tha ai.
Abc News ka siguruar momentin kur shpërthen festa mes simpatizantëve të Partisë Socialiste pas numërimit të votës së fundit.
Sipas të dhënave të përpunuara nga KQZ në 54 kuti gjithsej, Memolla ka marrë 6658 vota, ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha ka marrë 4906 vota.
Sakaq, Partia Socialiste ka fituar bindshëm bashkinë e Rrogozhinës me 1752 vota diferencë kundrejt koalicionit “Bashkë Fitojmë”/n.m.abcnews.al