Trump kërcënon me shkurtime fondesh vendet që do të votojnë kundër SHBA në OKB

schedule20:30 - 20 Dhjetor, 2017

schedule 20:30 - 20 Dhjetor, 2017

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB me shkurtime fondesh nëse mbështesin masën që dënon njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Ai theksoi se do t’i shikojë me vëmendje votat.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar me shkurtime fondesh për për vende të paspecifikuara, pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së përgatitej të votonte për të dënuar njohjen e Uashingtonit për Jeruzalemin si kryeqyteti i Izraelit. “Të gjitha këto vende që marrin paratë tona dhe pastaj votojnë kundër nesh në Këshillin e Sigurimit. Dhe ata votojnë kundër nesh potencialisht në Asamble”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa më tej ai shton: “Ata marrin qindra miliona dollarë dhe madje edhe miliarda dollarë dhe pastaj votojnë kundër nesh. Ne po i shikojmë ato vota”. Gjithashtu ai tha se SHBA do të kursejë shumë nga votat kundër tyre në OKB.

Ndërkohë më herët, edhe ambasadorja amerikane, Nikki Haley, kërcënoi shtetet që do të mbështesin rezolutën kundër Uashingtonit. Ajo shkruan në tuiter se, Uashingtoni nuk pret që OKB-ja të cilën e kanë ndihmuar dhe financuar, të vendosë SHBA-në në shënjestër. “Nuk e presim këtë nga ata që ndihmojmë, do të mbajmë shënim çdo emër që na kritikon”, theksoi ambasadorja.
Uashingtoni, e ka përforcuar kërcënimin më anë të një letre drejtuar Ambasadorëve në Kombete e Bashkuara të shteteve të ndryshme. Në letër nënvizohet se, Presidenti Donald Trump, po vëzhgon me kujdes këtë votim./abcnews.al