Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjendet e pajetë me plagë nga kafshimi i qenit, 60 vjeçarja në Greqi

schedule13:25 - 22 Korrik, 2023

schedule 13:25 - 22 Korrik, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 60 vjeçare është gjetur e pajetë me plagë nga kafshimet e qenit në fytyrë në banesën e saj.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Bajron, ku gruaja është gjetur në orët e para të mëngjesit nga djali i saj i cili ka njoftuar policinë.

Sipas mediave thuhet se në banesë ndodheshin dy qen pitbull.

Për momentin nuk dihet nëse gruaja ka vdekur për shkaqe patologjike apo nga kafshimet e qenve. Autopsia pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes së saj.

Në kurriz të djalit të saj, pronarit të qenve, po bëhet dosje për ekspozim ndaj rrezikut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!