Këshilli i Lartë i Prokurorisë parashikon të përmbyllë listimin e kandidatëve për kryeprokuror në mes të tetorit. Në një seancë dëgjimore në Kuvend, kryetari Gent Ibrahimi shpjegoi edhe procesin e punës për ngritjen e SPAK.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përmbyllë mesditën e të mërkurës fazën e parë të procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorit të ri, por kandidatura fituese nuk pritet të zgjidhet para muajit Tetor.
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi deklaroi në Kuvend se procesi ishte i pezulluar deri në momentin që kandidatët magjistratë të kalonin Vettingun.
Ibrahimi foli edhe për situatën me krijimin e SPAK, ku sërish procesi i kalimit të vettingut nga kandidatët do të jetë përcaktues për krijimin e këtij institucioni të ri.
Ibrahimi deklaroi përpara Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e organeve të reja të drejtësisë se KLP nuk ka kompetencë për të verifikuar kandidatët e SPAK për të probleme me drejtësinë jashtë vendit, por verifikimi i tyre bëhet vetëm përmes Vettingut./ABC News Albania 24/7