Rusia po përdor Detin e Zi si shantazh, ka deklaruar një diplomate amerikane ndërsa mosmarrëveshja mbi marrëveshjen e grurit zvarritet. Moska është tërhequr nga marrëveshja e Detit të Zi, një marrëveshje kyçe që lejoi eksportin vendimtar të grurit ukrainas në vendet në zhvillim.
Russia had no reason to suspend its participation in the Black Sea Grain Initiative.
Russia is simply using the Black Sea as blackmail.
It is playing political games and holding humanity hostage in the process.
— Ambassador Linda Thomas-Greenfield (@USAmbUN) July 21, 2023
Mbrëmë, ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, kritikoi vendimin e Kremlinit.
“Rusia thjesht po përdor Detin e Zi si shantazh. Po luan lojëra politike dhe po mban peng njerëzimin në këtë proces”, tha ajo në një mesazh në Twitter.
/abcnews.al