Pilotët e Ryanair në Belgjikë kanë paralajmëruar një grevë të re, e cila do të zhvillohet në fundjavën 29-30 korrik. Pilotët e linjave ajrore po kërkojnë që rritje të pagave pas shkurtimeve gjatë pandemisë së re të koronavirusit.
Janë zhvilluar disa takime mes përfaqësuesve të pilotëve dhe kompanisë, pa rezultat. Duke përmendur “mosrespektimin e plotë të kompanisë për pilotët”, sindikata CNE/ACV Puls po bën thirrje për një grevë në fundjavën e fundit të korrikut.
Në grevën e mëparshme (15 dhe 16 korrik), sipas Autoritetit të Aeroportit Charleroi (BSCA) pothuajse katër nga dhjetë pasagjerë (38%) u prekën nga anulimet e fluturimeve.
Mbi 80% e pilotëve të Ryanair morën pjesë në atë grevë, duke rezultuar në anulimin e 120 fluturimeve atë fundjavë.
/abcnews.al