“Kanë tërhequr njëri-tjetrin”, përgjegjësi i zjarrfikëses në Gramsh: Liqeni ka gropa, viktimat nuk dinin not

schedule23:52 - 21 Korrik, 2023

schedule 23:52 - 21 Korrik, 2023

 

Pas tragjedisë në qytetin e Gramshit, ku katër shtetas, babai me dy djemtë e tij dhe kushëriri u mbytën në liqenin e Banjës , për mediat ka folur edhe përgjegjësi i zjarrfikësve të Gramshit, Ilir Llapushi.

Ai tha se asnjë nga viktimat nuk ka ditur dhe ata kanë tërhequr njëri-tjetër në tentativë për të shpëtuar.

LEXO EDHE: Tragjedia në Gramsh/ Shuhet familja në liqen, nxirren katër trupat e pajetë

Liqeni sipas tij ka disa gropa që janë hapur në momentin që është ndërtuar HEC-i që e bëjnë të rrezikshëm dhe ku askush që nuk di not nuk mund të lahet.

Llapushi shtoi  se ata e patrullojnë zonën gjatë gjithë kohës, por sot për fat të keq ata nuk ishin aty,

Babai me dy djemtë kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri – tjetrin. Të katërt nuk kanë ditur not dhe kanë mbytur njëri-tjetrin.

Këtu për fat të keq ka pasur disa gropa që janë në kohën kur është ndërtuar HEC-i. Ata janë gropa të menjëhershme dhe  viktimat nuk e kanë ditur.

Liqeni është i thellë i gjithë, dihet  që nuk duhet të hyjnë njerëzit që nuk dinë not, nuk vihen tabela.

Ne e patrullojmë zonën, por për fat të keq nuk erdhëm.

Këtu nuk ka rojë, nuk duhet  të lahet njeri. Asnjë që nuk di not nuk duhet të futet të lahet, sidomos nëpër liqeni, sepse ata janë më të rrezikshëm” tha ai.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!