Arrestohet kambisti pa licencë në Shkodër, policia i sekuestron paratë

schedule12:10 - 21 Korrik, 2023

schedule 12:10 - 21 Korrik, 2023

Një 50 vjeçar nga Shkodra ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur duke kryer veprime bankare të këmbimit të valutës, pa licencën përkatëse.

Sipas policisë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të valutave të ndryshme, që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër arrestuan 50 vjeçarin, banues në Shkodër, pasi është kapur në flagrancë duke kryer veprimtarinë bankare të këmbimit të valutës, pa licencën përkatëse. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të valutave të ndryshme, që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!