Përdhunuan dy gra dhe i nxorrën lakuriq para një turme/ 4 të arrestuar në Indi, rrezikojnë dënim me vdekje

schedule09:57 - 21 Korrik, 2023

schedule 09:57 - 21 Korrik, 2023

Një video e shpërndarë në internet që tregon dy gra të dhunuara duke kaluar lakuriq para një turme ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë në Indi. Policia ka arritur të identifikoj katër prej agresorëve dhe është në kërkim të të dyshuarve të tjerë.

“Katër të akuzuarit kryesorë u arrestuan në rastin e videos virale,” tha policia në Manipur në Twitter të enjten.

Video tregon dy gratë që tërhiqen zvarrë para një turme burrash. Ngjarja ndodhi në maj por bëri bujë pasi u bë virale në mediat sociale.

Qeveria shtetërore e Manipur, e udhëhequr nga Partia Hindu-nacionaliste Bharatiya Janata (BJP) në pushtet, tha se policia ndërmori veprime kur video u shfaq në mediat sociale më shumë se dy muaj pas incidentit.

Një “hetim i plotë” është duke u zhvilluar, shkroi në Twitter kryeministri i shtetit N. Biren Singh.

“Ne do të sigurojmë që të ndërmerren veprime të rrepta kundër të gjithë autorëve, duke përfshirë marrjen në konsideratë të mundësisë së dënimit me vdekje,” shtoi ai.

Incidenti ndodhi kur filloi dhuna në Manipur, e cila u krijua nga një mosmarrëveshje mbi aksesin në punët qeveritare dhe përfitime të tjera.

Shtëpitë dhe kishat u dogjën, me dhjetëra mijëra njerëz që ikën në kampet e drejtuara nga qeveria.

Në një raport të detajuar në gjykatë në qershor, grupi i shoqërisë civile Manipur Tribal Forum tha se shumë akte të tmerrshme dhune, duke përfshirë përdhunimin dhe prerjen e kokës, nuk ishin hetuar nga autoritetet shtetërore.

Një incident i tillë u shfaq në Twitter të enjten duke treguar një ndihmës të një ligjvënësi të BJP që mbante kokën e prerë të një viktime, videoja u zhduk nga platforma brenda disa orësh.

Kryeministri Narendra Modi, i cili është përballur me kritika nga ligjvënësit e opozitës, tha të enjten në komentet e tij të para publike mbi dhunën se vendi ishte “turpëruar” nga incidenti.

Gjykata e Lartë e Indisë paralajmëroi gjithashtu qeverinë e Modit se, nëse nuk vepron, “ne do të veprojmë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!