“Rekord” rrëqethës në Brazil, tetë përdhunime çdo orë, më shumë se gjysma e viktimave të mitur

schedule09:02 - 21 Korrik, 2023

schedule 09:02 - 21 Korrik, 2023

Brazili nga të dhënat e fundit për vitin 2022 ka regjistruar mesatarisht më shumë se tetë përdhunime në orë, një rekord 61.4% e të cilave përfshinin fëmijë nën moshën 14 vjeç. Sipas një studimi të publikuar nga një organizatë joqeveritare në Brazil janë numëruar 74,930 përdhunime vitin e kaluar, një rritje prej 8,2% krahasuar me vitin 2021. Dhe, në më shumë se një përdhunim në dhjetë (10,4%), viktimat ishin fëmijë nën moshën katër vjeç.

Të dhënat janë mbledhur nga dokumentet zyrtare, kryesisht raportet e policisë. Mbi dy të tretat e përdhunimeve (68.3%) janë kryer brenda shtëpisë së viktimave. Dhe shumica dërrmuese e viktimave midis moshës zero dhe trembëdhjetë u përdhunuan ose nga njerëz që njihnin (86.1%) ose nga anëtarë të familjes (64.4%).

Në rastet kur viktimat ishin 14 vjeç e lart, pothuajse një e katërta (24.3%) e përdhunimeve janë kryer nga partneri ose personi me të cilin kanë qenë në lidhje.

Gjatë pandemisë së re të koronavirusit, “shkollat ​​u mbyllën për një kohë të gjatë dhe viktimat u mbyllën në shtëpitë e tyre së bashku me autorët. Kur shkollat ​​u rihapën, numri i ankesave u rrit”, kanë thënë autoritetet për mediat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!