Sokol Cikalleshi është rikthyer te golat dhe pas dy rrjetave me kombëtaren kuqezi përballë Francës dhe Islandës, bomberi shënoi dhe në fundjavë me ekipin e Akhisarspor. Cikalleshi ishte autori i golit të tretë në atë fitore 3-1 përballë Hatyaspor, duke i siguruar fitoren skuadrën së tij.
Trajneri i Akhisarspor, Mehmet Altiparmak, i thuri elozhe sulmuesit kuqezi: “E kam thënë se pas asaj ndërprerjeje 2-javore për shkak të kombëtareve, skuadra ime do ishte më e fortë.
Cikalleshi bëri ndeshje shumë të mira me Shqipërinë dhe u rikthye i uritur për të vazhduar formën e mirë. Këtë gjë e tregoi në fushë dhe tani do të shohim vetëm për të ruajtur vazhdimësinë”. Ai gol ndaj Hatyaspor ishte i dyti këtë sezon në kampionat për Cikalleshin./abcnews.al