Amsterdami ka ndaluar anijet e lundrimit pasi kryeqyteti holandez po përpiqet të kufizojë numrin e vizitorëve dhe të frenojë ndotjen. Kjo do të thotë se terminali qendror në lumin IJ pranë stacionit kryesor të trenit të Amsterdamit do të mbyllet.
Është masa e fundit për të frenuar turizmin masiv në qytet. Anijet e lundrimit ishin kthyer në një simbol të turizimit të mbangarkuar dhe mocioni për t’i zhvendosur ato nga qendra kaloi me një shumicë të madhe.
Amsterdami është bërë “viktimë” e popullaritetit të tij, duke tërhequr 20 milionë vizitorë në vit.
/abcnews.al