Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prokurorët rusë kërkojnë edhe 20 vite të tjera burg për Alexey Navalny

schedule07:36 - 21 Korrik, 2023

schedule 07:36 - 21 Korrik, 2023

Prokurorët rusë kanë kërkuar një dënim me 20 vjet burg për liderin e opozitës, Alexey Navalny për një sërë akuzash, përfshirë për ekstremizëm. Gjyqi, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura brenda burgut ku kritiku i Kremlinit po vuan një tjetër dënim, pritet të përfundojë me marrjen e një vendimi më 4 Gusht.

Aktualisht ai po vuan një dënim me 11.5 vite burg për mashtrim. Akuzat e reja kanë të bëjnë me Fondacionin Kundër Korrupsionit të Navalny (FBK), i cili u shpall ekstremist në vitin 2021. Navalny thotë se akuzat e reja janë fabrikuar në mënyrë të ngjashme për ta mbajtur atë jashtë jetës politike.

Kritiku i Kremlinit akuzohet sipas gjashtë neneve të Kodit Penal Rus, duke përfshirë krijimin dhe financimin e një komuniteti ekstremist, thirrjen për ekstremizëm dhe përfshirjen e të miturve në akte të rrezikshme. Navalny, i cili organizoi protesta të rëndësishme kundër Kremlinit, u arrestua në janar 2021./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!