Verilindja e Italisë pas temperaturave përvëluese është përballur orët e fundit nga stuhi shiu. Mediat italiane shkruajnë se stuhia e breshërit ka përfshirë disa zona të famshme për vreshtat e tyre Proseço.
Zjarrfikësit kanë qenë të zënë gjatë gjithë natës me qindra kërkesa për ndërhyrje për shkak të stuhive të fuqishme të ujit, breshrit dhe erës që përfshiu një pjesë të madhe të rajonit.
Ekipet nga Venecia, Treviso, Padova, Vicenza dhe Verona duhej të pastronin rrugët nga pemët dhe bimët, si dhe nga dritat e dritareve, xhami dhe elementë të tjerë të pasigurt të shkaktuar nga stuhitë e dhunshme breshëri dhe era./abcnews.al