Mbrojtësi i Manchester City, Kyle Walker, do të transferohet te Bayern Munich.
Siç u bë e ditur së fundmi, futbollisti 33-vjeçar po shkon në kampin përgatitor parasezonal në Japoni në vendndodhjen e “qytetarëve”, por kjo nuk do të jetë pengesë për transferimin te Bayern.
Sipas gazetarit Florian Plettenberg, Walker, në një bisedë personale me Josep Guadriola, kishte njoftuar tashmë vendimin e tij për të vazhduar karrierën në klubin gjerman.
Së shpejti kryesia e gjigantit gjerman do të bëjë një ofertë zyrtare për anglezin.
Kyle Walker është me Manchester City që nga viti 2017, duke bërë 254 paraqitje për ekipin në të gjitha garat. /G.D abcnews.al/