Pak minuta më parë në fshatin Balldren të Lezhës, u vra me armë zjarri shtetasi Nikolin Marku (Lekstakaj).
LEXO EDHE: Të shtënat me armë zjarri në Lezhë, identifikohet viktima: Vrasja dyshohet për gjakmarrje
ABC News ka mundur të sigurojë pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Burime të sigurta raportojnë se vrasja është kryer për gjakmarrje.
Fisi Lekstakaj është në hasmëri me fisin Nikulaj.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.r.t/abcnews.al