Roma ka startuar stërvitjen parapërgatitore për sezonin e ri. Temperaturat e nxehta kanë “përqafuar” pothuajse të gjithë Europën dhe ashtu si të gjitha klubet e tjera, edhe Roma ka bërë një stërvitje të alternuar, në fushë dhe në palestër, pasi te kjo e fundit ka edhe sistem me kondicioner.
Pra pikërisht prej kësaj vape dhe temperaturash të larta, Mourinho ka ndenjur në zyrë duke ndjekur stërvitjen prej atje dhe duke shijuar një akullore të freskët, ashtu siç duket edhe në foton e shkrepur nga vetë ai.
Disa veprime të cilat janë tepër gazmore dhe që e karakterizojnë më së miri trajnerin portugez./h.ll/abcnews.al