Analisti Edvin Kulluri e sheh mundësinë që Turqia mund të marrë drejtimin e Misionit Paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, si një rol që është në mbikëqyrje të aleancës ushtarake.
Në një intervistë për ABC News, Kulluri u shpreh se përfshirja e Turqisë një garanci shumë e madhe për shqiptarët.
Duke komentuar blerjen e dronëve Bayraktar nga qeveria e Kosovës, Kulluri shtoi se kryeministri Albin Kurti nuk duhet të abuzojë me mbështetjen e NATO-s për të provokuar tensione të panevojshme, sidomos në veri të vendit.
“Turqia ka marrë një rol si dora e zgjatur e NATO-s në Kosovë dhe është një garanci shumë e madhe për shqiptarët, por edhe për vetë serbët, të cilët nuk do të fitonin asgjë nga tensionet dhe nga konfliktet siç e ka treguar koha me Millosheviçin. Serbia ka hedhur hapa të mëdhenj në armatosje dhe në fakt duhen pyetur serbët pse po armatosen, e kanë nisur ata të parët. Kosova dhe Shqipëria i kanë rritur kapacitetet ushtarake në vitet e fundit. Kurti bën mirë që rrit kapacitetet, por Kurti nuk mund të abuzojë me mbështetjen e NATO-s, Kurti nuk mund të abuzojë me rritjen e investimeve në ushtri, Kurti nuk mund të abuzojë me ndihmat që ka marrë nga Anglia për të provokuar tensione të panevojshme, irracionale në veri, të cilat janë në shkeljet e angazhimeve që ka marrë vetë jo më larg se 3 muaj në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve.
Këtu konsistone dhe deklarata e KFOR, që Kurti të merret me zjarret, sepse mesa duket, Kurti bën mirë të shuajë zjarre dhe të mos ndezë zjarre. Ka mosbesim ndaj Kurtit”, theksoi ai./abcnews.al