Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane mund të vazhdojë karrierën e tij në klubin spanjoll.
Kohët e fundit, disa klube, përfshirë Real Madridin, kanë marrë në konsideratë nënshkrimin e Kane në këtë merkato.
Për momentin Bayern është favorit, edhe pse ende nuk ka arritur marrëveshje me Tottenhamin.
Është e mundur që Kane të qëndrojë në Tottenham këtë verë, por nuk do të nënshkruajë një kontratë të re, duke e bërë atë një lojtar të lirë në 2024.
Në atë rast, Barcelona do të dëshironte ta nënshkruante me atë, sipas The Athletic.
Kane është i hapur për një lëvizje nga Anglia dhe Barcelona e sheh veten si një opsion tërheqës. /G.D abcnews.al/