Greqia orët e fundit po përballet me një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përhapjes me shpejtësi të vatrave të zjarrit në shumë zona të vendit.
Mediat greke shkruajnë se situate më e rënduar është në Agios Charalambos në Korinthia, ku flakët po përhapen me shpejtësi të madhe dhe po djegin gjithçka.
Gjatë një transmetimi live në media, gazetarja e OREN-it, Eleftheria Spyraki është përballur me një situatë të frikshme ku gjatë transmetimit flakët i kanë rënë në krah, duke vënë në rrezik atë dhe ekipin e televizionit.
Nga pamjet shihet se ato ishin shumë afër zjarrit dhe në një moment kur rreziku I është ofruar ajo bashkë me kameramanin vrapojnë për të shpëtuar.
Pemët janë përfshirë nga flakët dhe shpërthime ndodhin në pjesë të ndryshme të zonës së djegur, ndërsa atmosfera për shkak të tymit të dendur është mbytëse.
Ekipi televiziv i stacionit ndodhej në vendngjarje, duke regjistruar rrjedhën shkatërruese të frontit të zjarrtë, i cili tashmë ka dalë jashtë kontrollit dhe po punohet për ta kufizuar sa më shumë.
Gazetarja e OREN, Eleftheria Spyrakis, nuk e fshehu tmerrin dhe panikun e saj në transmetimin e drejtpërdrejtë , duke i kërkuar kameramanit, Panagiotis Lianos, të largohej menjëherë nga vendi i ngjarjes.
“Duhet të largohemi, Mina! Zjarri është në distancë nga shtëpitë. Eja pak më shpejt, Pano! Ka flakë kudo. Shkoni shkoni shkoni!” , dëgjohet duke thënë gazetarja teksa vrapon për të shpëtuar nga zjarri./abcnews.al