Shumë rajone të Spanjës janë vënë në alarm të kuq për “kushte jashtëzakonisht të rrezikshme ” për shkak të të nxehtit ekstrem, ndërkohë që zjarrfikësit vazhdojnë betejën kundër zjarrit që ka djegur zona të mëdha në ishujt Kanarie .
Sipas Agjencisë Meteorologjike Spanjolle (Aemet), temperaturat do të arrijnë nga 38°C deri në 42°C në pjesën më të madhe të Spanjës qendrore dhe 43°C deri në 44°C në pjesën lindore të vendit, kryesisht në Kataloni, Aragon dhe arkipelagun Balearik.
Mediate huaja shkruajnë se në këto tre zona, të cilat janë në “alarm të kuq ”, “rreziku” do të jetë “ekstrem”, paralajmëron Aemet, duke përsëritur thirrjet që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi në orët më të nxehta të ditës dhe të freskohen me peshqirë me lëngje.
Kjo valë e të nxehtit është e treta këtë verë në Spanjë, por edhe më intensivja. Tashmë ka shkaktuar temperatura ekstreme në Spanjën qendrore dhe jugore, me një rekord prej 44.9°C në Andujar, Andaluzi.
Vala e të nxehtit që po prek të gjithë Mesdheun përfshin temperatura “të nxehta” edhe gjatë natës, sipas Aemet./abcnews.al