“Jam këtu në Afrikën e Jugut pranë burrit tim si anëtar i familjes mbretërore, por dua që ju të dini që unë jam këtu si nënë, grua, grua, grua me ngjyrë dhe motra juaj “. Kështu u shpreh Meghan Markle në Nyanga, në Cape Town, ndërsa fliste me gratë, viktima të dhunës.
“Të drejtat e grave dhe vajzave janë shumë të rëndësishme për mua. Kur grave iu jepet pushteti, tërë komuniteti përparon”, nënvizoi Dukesha e Sussex, e cila më pas shtoi: “Unë jam këtu me ju, unë jam këtu për ju”.
“Asnjë burrë nuk lind për të lënduar një grua, ashtu siç tha edhe Presidenti javën e kaluar. Është një rreth vicioz që duhet të copëtohet”, tha Princi Harry nga ana e tij.
“Është koha për të ripërcaktuar konceptin mashkullor. Ne kemi nevojë për të krijuar një shteg që fëmijët tanë mund të ndjekin për të krijuar një të ardhme më të mirë,”– theksoi Duka i Sussex, duke shtuar se ai dhe gruaja e tij janë “pafundësisht mirënjohës”për mundësinë që të “dëgjojnë komunitetet tuaja”. ./abcnews.al