Tentoi të djegë mauzoleumin e Leninit në Moskë, policia kap autorin

schedule10:30 - 18 Korrik, 2023

schedule 10:30 - 18 Korrik, 2023

Një person duket se ka tentuar që ti vendosë flakën mauzoleut të Leninit mbrëmjen e së hënës në Moskë.

Mediat ruse shkruajnë se një burrë i është ofruar ndërtesës dhe ka hedhur koktej Molotov por fatmirësisht nuk ka pasur ndezje.

 “Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 22:00. Një burrë iu afrua mauzoleut të Leninit dhe hodhi një koktej molotov në drejtim të tij. Nuk kishte ndezje. Oficerët e kanë arrestuar shpejt shkelësin”, ka thënë bashkëbiseduesi i agjencisë.

Sipas tij, ndaj këtij personi është ngritur një kallëzim në lidhje me nenin e “mosbindjes ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë”, ndërsa pritet edhe kallëzim penal në bazë të nenit për huliganizëm.

Sipas agjencisë, mauzoleumi i udhëheqësit të Revolucionit të Tetorit të vitit 1917 nuk u dëmtua.

Sulmet ndaj objektivave shtetërore, monumenteve dhe policisë janë në rritje në Rusinë e shkatërruar nga lufta nga vetë qytetarët e saj, por goditja e autoriteteve është e ashpër dhe e paepur.

Mauzoleumi i Leninit ndodhet në pikën më qendrore të kryeqytetit rus, Sheshin e Kuq, dhe është një nga atraksionet më të rëndësishme të Moskës, pavarësisht nga kolapsi i komunizmit më shumë se tre dekada më parë.

Për gjashtë muaj do të bëhet një shekull nga vdekja e Leninit, e cila ndodhi më 21 janar 1924. Trupi i tij ka qenë në mauzoleum që atëherë, me përjashtim të periudhës së Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht nga viti 1941 deri në vitin 1945./abcnews.al