Sulmuesi Alvaro Morata në merkaton e verës mund të ndryshojë klub. Sipas gazetarit të Relevo, Matteo Moretto në rrjetet sociale, Interi tashmë ka hyrë në negociata me Atletico Madrid.
Atletico kërkon 20 milionë euro për transferimin e Moratas gjatë verës dhe vetë lojtari është i hapur për ndryshimin e klubit.
Më herët në shtyp kishte informacione se Interi ishte në kontakt me rrethin e 30-vjeçarit Morata.
Shtojmë se më herët Alvaro Morata ka luajtur në Itali për Juventusin. Në Serie A, spanjolli luajti 130 ndeshje në të cilat shënoi 35 gola dhe dha 29 asistime. /G.D abcnews.al/