Ardhja e Mbappe te Reali mund të jetë çështje orësh, japin datën në të cilën PSG do të nxjerrë në shitje

schedule17:46 - 17 Korrik, 2023

schedule 17:46 - 17 Korrik, 2023

Fillon një nga javët më vendimtare për të ardhmen e Kylian Mbappe. Nesër përfundon afati që Nasser Al Khelaifi i dha futbollistit për të zgjedhur mes dy opsioneve: Rinovim ose do shitesh. Mesazhi i Mbappes mbetet i njëjtë, sepse ai dëshiron që Paris Saint-Germain të vendosë ta shesë dhe jo ai të kërkojë largimin.

Sipas Ramon Alvarez de Mon, sot ose nesër do të zhvillohet një takim mes dy palëve, për të arritur një marrëveshje sa më të shpejtë. Në PSG ata vazhdojnë të mendojnë vetëm dy opsione. Ideja e largimit të lojtarit në vitin 2024 si lojtar i lirë nuk u shkon në mendje.

Java kryesore

Presidenti i Paris Saint-Germain ishte shumë i qartë në deklaratat e tij publike më 5 korrik. Ata mendojnë vetëm dy skenarë dhe nuk përshtaten me idenë që transmeton futbollisti. Për këtë arsye është e nevojshme që të dyja palët të arrijnë një marrëveshje. Të dy do të duhet të dorëzohen për të zhbllokuar situatën.

Informacioni i komunikuesit madrilen përkon me atë të Marca  dhe Sports Zone, një medium francez që ka burime të mira në klubin parisien. Fakti i rikthimit në stërvitje me klubin dhe shikimi i fytyrave me shokët dhe me presidentin, mund ta përshpejtojë të gjithë procesin.

Gazetari i Marca-s që dha këtë informacion i përket Pablo Polo, një miku i madh i Nasser Al Khelaifit, kështu që ai e di saktësisht se për çfarë po flet. Jemi përpara një momenti vendimtar që mund të jetë shumë i rëndësishëm në fundin e telenovelës Mbappe. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!