Duket se tekat e motit do të na shoqërojnë edhe gjatë së hënës dhe të martës, pasi sipas sinoptikanëve pritet të ketë mot të paqëndrueshëm dhe me shtrëngata shiu në pjesën qendrore dhe veriperëndimore të vendit. Fundjava pritet të sjellë një përmirësim gradual të motit dhe me temperatura në rritje.
Stina e shirave nis zyrtarisht që këtë të hënë. Sinoptikanët parashikojnë mot të paqëndrueshëm dhe herë-herë edhe me shtrëngata në dy ditët e para të javës. Dendësia më e madhe e reshjeve do të jetë kryesisht në pjesën qendrore dhe veriperëndimore të vendit.
Përveç reshjeve, pritet të ketë edhe erëra të forta kryesisht në brigjet e Detit Adriatik në orët në vijim. Fundjava sipas sinoptikanëve të Meteoalb pritet të sjellë pakësim të reshjeve, mot të qëndrueshëm dhe me temperatura në rritje./ABC News Albania 24/7