Perëndimi i SHBA “nën pushtetin” e nxehtësisë, verilindja “betejë” me përmbytjet vdekjeprurëse

schedule08:52 - 17 Korrik, 2023

schedule 08:52 - 17 Korrik, 2023

Vala e të nxehtit ka përfshirë të gjithë botën, Amerika është një ndër kontinentet që po përballet me të nxehtin ekstrem dhe me përmbytjet vdekjeprurëse në një pjesë të saj.

Mediat e huaja shkruajnë se në SHBA, nga Florida në Kaliforni përmes Teksasit, pjesa më e madhe e vendit është ende nën kontrollin e një vale të nxehti, e cilësuar si “dërrmuese” nga shërbimet meteorologjike, të cilat parashikojnë rekorde të reja të temperaturës.

Në Death Valley, Kaliforni, termometri u ngjit në 51C mbrëmë, ndërsa priten të shkojë deri në 54C.

Krahas temperaturave të larta, Kalifornia Jugore po digjet nga disa zjarre ende të ndezura, të cilat tashmë kanë shkatërruar më shumë se 1 214 hektarë dhe kanë çuar në evakuimin e popullsisë.

Disa zona në Arizona, por edhe në Kaliforni, Utah dhe Nevada janë në një nivel paralajmërimi “magenta”, një “nivel i rrallë dhe/ose afatgjatë i nxehtësisë ekstreme” që përfaqëson nivelin maksimal të paralajmërimit kombëtar të shërbimit të motit.

Pjesë të tjera të SHBA janë në rrezik të motit të keq.

“Stuhitë, shirat e dendur dhe përmbytjet janë të mundshme në shumë vende, veçanërisht në New England, e cila tashmë është ngopur me shirat e fundit”, raporton Shërbimi Kombëtar i Motit.

Në Kanada, më shumë se 10 milionë hektarë tokë janë djegur tashmë në tym këtë vit.

”Sipas një raporti, 906 zjarre ishin ende aktive ditën e djeshme, duke përfshirë 570 jashtë kontrollit”, sipas të dhënave nga Qendra Kanadeze e Zjarrit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!